Turqia dhe Katari nënshkruan 11 marrëveshje të reja për të forcuar lidhjet dypalëshe

Marrëveshjet mbulojnë disa fusha, përfshirë diplomacinë, median, kulturën dhe menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave.

Turqia dhe Katari kanë nënshkruar 11 marrëveshje të reja gjatë takimit të tetë të Komitetit të Lartë Strategjik të tyre në Istanbul, raporton Anadolu Agency (AA)

Marrëveshjet mbulojnë disa fusha, përfshirë diplomacinë, median, kulturën dhe menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave.

Takimi i Komitetit të Lartë Strategjik Turqia-Katar u kryesua nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Dy liderët më herët zhvilluan bisedime kokë më kokë mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Kategoritë
BotaLajme