Turqia do të vazhdojë të qëndrojnë pranë Palestinës për shtet të pavarur

Kryediplomati turk Çavuşoğlu tha se Turqia do të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në koordinim me Autoritetin Palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez për Palestinën e pavarur dhe sovrane, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij palestinez Riyad al-Maliki në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, ministri Çavuşoğlu deklaroi se Turqia do të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në koordinim me Autoritetin Palestinez.

Ai theksoi se çështja palestineze është e pavarur nga procesi i normalizimit me Izraelin.

Çavuşoğlu tha gjithashtu se ministrat përkatës të Turqisë dhe Palestinës do të takohen në fund të qershorit për të diskutuar lidhjet ekonomike.

“Marrëdhënie të dalluara, autentike, të fuqishme”

Nga ana e tij, Riyad al-Maliki tha se dy kryediplomatët diskutuan shkeljet izraelite të bëra në territoret palestineze dhe shqetësime të tjera.

Ai përshëndeti “marrëdhëniet e dalluara, autentike dhe të fuqishme” me Turqinë.

“Qëndrimet turke janë në përputhje me aspiratat e popullit palestinez dhe kauzën e tyre”, tha Al-Maliki, duke vlerësuar rolin e Ankarasë në mbështetjen e popullit palestinez dhe kauzës së tij.

Avioni me të cilin udhëtonte ministri Çavuşoğlu u ul në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv ku u prit nga zyrtarët izraelitë.

Çavuşoğlu bëri ndalesën e tij të radhës në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor dhe vizitoi Ministrinë e Jashtme të Palestinës.

Kryediplomati turk kryesoi takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët të Ministrisë së Jashtme të Palestinës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, i cili u krijua në vitin 2010.

Ministri Çavuşoğlu pritet të zhvillojë gjithashtu bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Pas takimeve të tij në Palestinë, ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael të mërkurën dhe do të zhvillojë bisedime me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme