Kombëtarja e futbollit e Turqisë, në raundin e tretë të grupit 4 të Ligës së Kombeve, mposhti përfaqësuesen e Malit të Zi me rezultatin 1:0.
Përfaqësuesja e Malit të Zi, e drejtuar nga ish-trajneri i Bosnjë-Hercegovinës, Robert Prosineçki, mbeti kështu pa asnjë pikë të fituar pas tre ndeshjeve të luajtura.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Irfan Can Kahveci, i cili realizoi në minutën e 69-të për fitoren e madhe të Turqisë.
Turqia është në vendin e parë në tabelë me shtatë pikë të fituara nga tre ndeshje të luajtura, ndërsa Mali i Zi është në fund të tabelës pa asnjë pikë të fituar.
Në raundin e ardhshëm, Turqia do të udhëtojë për të luajtur kundër Islandës, ndërsa malazezët do të luajnë sërish jashtë fushe, kësaj here kundër Uellsit.
Rezultati dhe shënuesi:
Turqia – Mali i Zi 1:0 (Can Kahveci 69′)