Turqia feston 100-vjetorin e Ditës së Fitores

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, sot vizitoi mauzoleun e themeluesit të Republikës së Türkiye-s, Mustafa Kemal Atatürk, ku edhe e nënshkroi në librin Special të Anıtkabir

Sot në mbarë Türkiye-n, si dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe ambasadat turke jashtë vendit, festohet 100-vjetori i Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, dje në një mesazh me rastin Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, theksoi se 30 Gushti është prova më e qartë se çfarë mund të arrijë dhe prej çfarë mund të heqë dorë kombi turk nëse detyrohet të zgjedhë midis robërisë dhe lirisë.

Ai sot vizitoi mauzoleun e themeluesit të Republikës së Türkiye-s, Mustafa Kemal Atatürk, ku edhe e nënshkroi në librin Special të Anıtkabir.

Presidenti Erdoğan gjatë ditës gjithashtu do të organizojë një pritje me rastin e 30 Gushtit.

Ndërkohë, aktivitete të ndryshme mbahen edhe në qytete të ndryshme të vendit përfshirë Istanbul, Antalya dhe qytete tjera.

Ndryshe, Dita e Fitores shënon betejën e fundit kundër forcave greke në Dumlupınar në vitin 1922, dhe i kushtohet Forcave të Armatosura të Türkiye-s.

Nga 26 gushti deri më 30 gusht të vitit 1922, forcat turke zhvilluan betejën në Dumlupınar në provincën Kütahya në perëndim të Türkiye-s, ku ushtria pushtuese greke pësoi disfatë.

Në fund të vitit 1922, të gjitha forcat e huaja kishin braktisur territoret që një vit më vonë kolektivisht do të bëheshin Republika e re e Türkiye-s.

Kategoritë
LajmeVendi