Forcat e Armatosura të Katarit njoftuan se anija stërvitore e armatosur AL SHAMAL, e ndërtuar nga kantieri detar Anadolli në Turqi, ka mbërritur në vend.
Forcat e Armatosura të Katarit njoftuan se anija stërvitore e armatosur AL SHAMAL, e ndërtuar nga kantieri detar Anadolli në Turqi, ka mbërritur në vend.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, thuhet se është mbajtur një ceremoni me pjesëmarrjen e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Salim en-Nabit, si dhe është bërë një informim për pjesët e anijes stërvitore që mbërriti në kryeqytetin Doha.
Anija stërvitore e armatosur AL SHAMAL, e ndërtuar nga kantieri detar turk Anadolli iu dorëzua Marinës së Katarit në shkurt në një ceremoni ku morën pjesë ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit Khalid bin Mohammed al-Atiyye.
Marina e Katarit nënshkroi 3 marrëveshje me kantierin Anadolu për ndërtimin e 4 anijeve stërvitore në mars 2018. Në vitin 2021, Turqia i dorëzoi Marinës së Katarit anijen e armatosur të stërvitjes AL DOHA.