Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Türkiyes ka uruar “popullin mik të Kosovës” me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, raporton Anadolu.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17 vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në një postim në gjuhën shqipe dhe turke nga llogaria zyrtare e MPJ-së turke në X, shoqëruar me flamujt të Türkiyes dhe Kosovës.
Kujtojmë se Türkiye ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Türkiye gjithashtu ka qenë ndër partnerët kryesorë të Kosovës në gjitha fushat, qoftë shkëmbimi tregtar, bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes, si dhe në arenën ndërkombëtare, duke avokuar për njohjen e shtetit të Kosovës.