Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se dje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë për ndarjen e 1 milion dollarëve amerikanë si donacion për FSK-në.
Maqedonci ka shkruar në Facebook, se ky donacion është për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke”, ka shkruar Maqedonci.
“Falënderoj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/