Turqia kërkon gjetjen e autorëve të sulmit ndaj varreve të muslimanëve në Iserlohn të Gjermanisë

Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon që autorët e sulmit ndaj varrezës muslimane në Gjermani të kapen, të sillen para drejtësisë dhe t‘u jepet dënimi që meritojnë.

Ministria e Jashtme e Turqisë kërkon që autorët e sulmit ndaj varrezës muslimane në Gjermani të kapen, të sillen para drejtësisë dhe t‘u jepet dënimi që meritojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria lidhur me ngjarjen thuhet se me hidhërim është mësuar se është kryer një sulm ndaj varrezës muslimane në qytetin Iserlohn të Gjermanisë.

“Sulmi që ndodhi natën e vitit të ri është një tregues i ri i një mentaliteti të sëmurë kundër Islamit i cili kohët e fundit kryesisht në Evropë ka kaluar në rritje dhe i cili mund të vendosë në objektiv madje edhe varrezat e muslimanëve”, thuhet në deklaratën e ministrisë në të cilën theksohet:

“Urojmë që autorët e këtij sulmi dëshpërues, të identifikohen, të dorëzohen para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. Po ashtu dëshirojmë që të merren masat e nevojshme në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”.

Në sulmin me objektiv varrezat muslimane në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, person ose persona të pa identifikuar dëmtuan varret duke thyer gurët e varreve që u përkasin turqve dhe muslimanëve.

Kategoritë
BotaLajme