Turqia, MIT arreston të ashtuquajturin komandant të DEASH-it dhe 7 terroristë me të

Në operacion janë arrestuar i ashtuquajturi komandanti i batalionit bregdetar të organizatës terroriste DEASH, Ahmed A.K. Ali i koduar si “Abu Suleiman El Ashkar” dhe 7 terroristë së bashku me të.

Në operacionin e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe policisë në Hatay të Türkiyes, u arrestuan i ashtuquajturi komandanti i batalionit bregdetar të organizatës terroriste DEASH, Ahmed A.K. Ali i koduar si “Abu Suleiman El Ashkar” dhe 7 terroristë së bashku me të, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, terroristi i DEASH-it, Ali dhe 7 anëtarë të organizatës me të banojnë në shtëpi të ndryshme të organizatës në Hatay.

Në operacionin e kryer nga njësitë kundër terrorizmit me inteligjencën dhe mbështetjen operative të MIT, përveç Ahmed A.K. Ali janë ndaluar edhe 7 anëtarë të DEASH-it.

Në operacion janë sekuestruar 3 armë, shumë gëzhoja, 2 thika dhe shumë materiale teknike.

Gjithashtu u zbuluan imazhe të të dyshuarve që betoheshin për besnikëri ndaj Abu al-Hussein al-Qurashi, i cili zëvendësoi liderin e DEASH-it, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi dhe duke e djegur flamurin turk.

Theksohet se gjatë marrjes në pyetje terroristët e DEASH-it pranuan se ishin udhëzuar të shkonin në Siri dhe të luftonin kundër ushtarëve turq.

Kategoritë
BotaLajme