Turqia ‘neutralizon’ 18 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u neutralizuan nga dronët luftarakë si pjesë e operacionit antiterrorist “Kthetra-Dryni” të nisur në prill

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën 18 terroristë të PKK-së si pjesë e operacionit “Kthetra-Dryni” (Pençe-Kilit) të Turqisë në Irakun verior, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se operacioni u krye me dronë luftarakë në zonat e terroristëve në rajon, duke shtuar se forcat turke janë të vendosura të vazhdojnë të luftojnë terroristët.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Ministria ndau gjithashtu pamjet e operacionit antiterrorist.

Turqia ka organizuar operacione të njëpasnjëshme kundër PKK-së në Irakun verior që nga viti 2020. Operacioni më i fundit, “Pençe-Kilit”, filloi në prill për të shënjestruar strehëzat e PKK-së.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG/PYD është dega siriane e PKK-së.

Kategoritë
BotaLajme