Turqia nis punën në reaktorin e katërt të centralin bërthamor Akkuyu

Puna në reaktorin e katërt do të thotë se centrali i parë bërthamor i vendit është një hap më afër fillimit zyrtar të prodhimit të energjisë elektrike të planifikuar për në vitin 2023

Türkiye ka filluar punën në reaktorin e katërt të centralit bërthamor Akkuyu në Mersin në brigjet e Mesdheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Puna në reaktorin e katërt do të thotë se centrali i parë bërthamor i vendit është një hap më afër fillimit zyrtar të prodhimit të energjisë elektrike të planifikuar për në vitin 2023.

Katër reaktorët pritet të funksionojnë ditë e natë për 60 vite.

Ministri turk i Energjisë, Fatih Dönmez, në ceremoninë e themelimit konfirmoi se energjia bërthamore është një opsion i rëndësishëm në përmbushjen e kërkesës në rritje për energji në vend pas pandemisë COVID-19, si dhe në reduktimin e emetimeve globale.

“Kur të përfundojnë, katër reaktorët do të plotësojnë vetëm rreth 10 për qind të kërkesës sonë për energji elektrike”, tha Dönmez.

Centrali i parë bërthamor i vendit ka siguruar që inxhinierët turq të fitojnë njohuritë dhe përvojën e nevojshme nëpërmjet edukimit të tyre jashtë vendit për të operuar centralet bërthamore.

Deri më sot, 246 nga 317 studentë kanë përfunduar edukimin për energjinë bërthamore në Rusi dhe janë duke punuar në Akkuyu, ndërkohë 71 të tjerët vazhdojnë të edukohen në Rusi.

“Akkuya do të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm me energjinë elektrike që do të prodhojë, por edhe me kontributin e saj në qëllimin tonë të energjisë së gjelbër”, tha Dönmez.

Akkuyu do të parandalojë 35 milionë ton emetime të karbonit në vit dhe 2.1 miliardë ton emetime të karbonit gjatë jetëgjatësisë së saj prej 60-vjetësh.

Kategoritë
BotaLajme