Turqia, një vajzë 6-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 47 orë pas tërmeteve

Tre orë më parë, i njëjti ekip nga Kastamonu nxori nënën e vajzës nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Një vajzë 6-vjeçare u shpëtua sot nga rrënojat në provincën Adiyaman të goditur nga tërmeti, 47 orë pasi dy lëkundjet e mëdha goditën pjesën jugore të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Hacer Kaçmaz u shpëtua në qarkun Besni nga një ekip prej katër anëtarësh i zjarrfikësve të dërguar nga provinca veriore Kastamonu.

Tre orë më parë, i njëjti ekip nxori nënën e vajzës, Rukiye Kaçmaz, nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Vajza 6-vjeçare, e cila iu dorëzua ekipeve mjekësore, është dërguar në spital për trajtim.

Të paktën 6.234 njerëz u vranë dhe mbi 34 mijë të tjerë u plagosën pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që goditën pjesën jugore të Türkiye-s, të hënën.

Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.

Si pasojë e tërmetit, të paktën 1.622 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Siri.

Kategoritë
BotaLajme