Ministria e Jashtme e Türkiyes tha se nuk është çudi që qeveria izraelite ka shënjestruar Türkiyen dhe OKB-në dhe se pengesa më e madhe përpara paqes rajonale është kryeministri izraelit Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës
Ministria e Jashtme e Türkiyes deklaroi se nuk është çudi (surprizë) që qeveria izraelite ka shënjestruar Türkiyen dhe Kombet e Bashkuara (OKB) dhe se pengesa më e madhe përpara paqes rajonale është kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës, transmeton Anadolu.
Në postimin e Ministrisë nga llogaria e medias sociale X thuhet se “Administrata gjakatare izraelite, e cila ka masakruar mbi 40 mijë civilë pa dallim fëmijë dhe gra në Gaza, duke injoruar ligjin dhe normat ndërkombëtare, që ka kryer gjenocid para syve të botës dhe që nuk ka sjellë asgjë tjetër veç pushtimit, masakrës dhe terrorizmit shtetëror në rajonin e saj dhe më gjerë, nuk përbën ndonjë çudi (surprizë) për ne që ajo ka shënjestruar vendin tonë dhe OKB-në”.
“Retorikat janë pasqyrim i jashtëm i pafuqisë së ‘Izraelit që ushtron terrorizmin shtetëror’ në Palestinë, Liban dhe Siri dhe e izolimit me të cilin është ekspozuar në arenën ndërkombëtare”, theksohet në deklaratën e ministrisë në të cilën më tej thuhet se “Pengesa më e madhe përpara paqes rajonale është Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës”.
“Ashtu si më parë edhe tani nuk e konsiderojmë të rëndësishme që anëtari i qeverisë Netanyahu (ministri i Jashtëm izraelit Yisrael Katz), e cila po përpiqet të zgjasë jetën politike duke përhapur luftën në rajon, ka drejtuar akuza të nivelit të ulët për interesat e tij personale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.