Turqia përgatit 6 trena të tjerë me ndihma për Pakistanin

Ndihmat e Türkiye-s vijnë pasi Pakistani këtë verë u godit nga reshjet më të rënda musonike që nga viti 1961, të cilat shkaktuan mbi 1.500 të vdekur dhe qindra mijëra shtëpi të shkatërruara.

Ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Süleyman Soylu, njoftoi se edhe gjashtë trena të tjerë janë përgatitur në kuadrin e fushatës “Treni i Mirësisë”, që do të transportojnë produkte të ndihmës për Pakistanin pasi vendi u godit nga reshje dhe përmbytje shkatërruese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij Twitter, Soylu theksoi se me mbështetjen e OJQ-ve, nën koordinimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Türkiye-s, me Pakistanin është formuar urë e ndihmës humanitare nëpërmjet së cilës, krahas ndihmave vendore, janë siguruar 13 avionë dhe nëntë “Trena të Mirësisë” me ndihma.

Me nëntë trenat e dërguar janë dorëzuar 4.790 tonë produkte të ndihmës humanitare, tha Soylu, i cili theksoi se janë përgatitur edhe gjashtë trena të tjerë në kuadër të fushatës.

Ndihmat e Türkiye-s vijnë pasi Pakistani këtë verë u godit nga reshjet më të rënda musonike që nga viti 1961, të cilat shkaktuan mbi 1.500 të vdekur dhe qindra mijëra shtëpi të shkatërruara.

Kategoritë
BotaLajme