Turqia përkujton masakrën “barbare” të Tripolicës në vitin 1821

Presidenti Erdoğan u shpreh se Türkiye “nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë kurrë Masakrën e Tripolicës, e cila ndodhi më 23 shtator 1821, në të cilën mijëra turq muslimanë, vëllezër tanë shqiptarë dhe hebrenj u vranë brutalisht dhe barbarisht”

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, përkujtoi përvjetorin e masakrës së Tripolicës gjatë revoltës greke që filloi në Peloponez në vitin 1821, vit kur Greqia u nda nga Perandoria Osmane.

Në një postim në Twitter, presidenti Erdoğan u shpreh se Türkiye “nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë kurrë Masakrën e Tripolicës, e cila ndodhi më 23 shtator 1821, në të cilën mijëra turq muslimanë, vëllezër tanë shqiptarë dhe hebrenj u vranë brutalisht dhe barbarisht”.

Më 23 shtator 1821, dhjetëra mijëra muslimanë dhe hebrenj u masakruan nga grekët në Tripolicë, një qytet strategjik në rajonin jugor të Peloponezit të Greqisë së sotme.

Turqit në Peloponez u përballën jo vetëm me vdekjen, por edhe me urinë dhe robërinë. Hebrenjtë osmanë që jetonin në rajon u përballën gjithashtu me mizoritë greke dhe humbën jetën për shkak të urisë, mjerimit dhe plaçkitjes.

Kategoritë
BotaLajme