Turqia proteston ndaj zjarrit provokues të Rojës bregdetare greke ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare

Türkiye në prani të autoriteteve greke ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në Ankara dhe Athinë duke protestuar për ngjarjen dhe ka kërkuar hetimin e ngjarjes dhe shpjegime të menjëhershme.

Pasi njësitë e Rojës bregdetare greke hapën zjarr provokues ndaj anijes Ro-Ro që lundronte në ujëra ndërkombëtare në brigjet e ishullit Bozcaada (Tenedos), Türkiye në prani të autoriteteve greke ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në Ankara dhe Athinë duke protestuar për ngjarjen dhe ka kërkuar hetimin e ngjarjes dhe shpjegime të menjëhershme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se zjarri provokues është hapur nga 2 anije të Rojës bregdetare greke ndaj anijes Ro-Ro të emërtuar “Anatolian” me flamur të Komoreve që po lundronte dje në orën 13:27 me kohën lokale në ujërat ndërkombëtare rreth 11 milje detare në jugperëndim të Bozcaada-s. Anijet e Rojës bregdetare greke u larguan nga zona pasi anijet e Rojës bregdetare turke mbërritën në zonë pas hapjes së zjarrit provokues.

“Rreth kësaj ngjarjeje plotësisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, Türkiye në prani të autoriteteve greke ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në Ankara dhe Athinë duke protestuar për ngjarjen. Pasi është tërhequr vëmendja mbi rëndësinë e ngjarjes është kërkuar hetim dhe shpjegim i menjëhershëm”, kanë thënë burimet diplomatike.

Në një deklaratë nga Komanda e Rojës bregdetare turke, ishte njoftuar se dje rreth orës 13:27 (me kohën lokale) Shërbimet e Trafikut të Anijeve në Çanakkala (VTS) kanë bërë të ditur se elementët e Rojës bregdetare greke hapën zjarr provokues ndaj anijes Ro-Ro të emërtuar “Anatolian” me flamur të Komoreve që lundronte në ujëra ndërkombëtare rreth 11 milje detare në jug perëndim të ishullit Bozcaada (Tenedos).

Kategoritë
BotaLajme