Turqia, realizohet me sukses testi i fluturimit të dronit Bayraktar DIHA

Kompania Baykar ka ndarë nga llogaria zyrtare Twitter pamjet e fluturimit që droni Bayraktar DIHA ka kryer në lartësinë operacionale 8 mijë feet.

Kompania Baykar njoftoi se Mjeti Ajror pa Pilot me Ulje dhe Ngritje Vertikale (Bayraktar DIHA) ka kryer me sukses testin e fluturimit në lartësi operacionale 8 mijë feet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Baykar ka ndarë nga llogaria zyrtare Twitter pamjet e fluturimit që droni Bayraktar DIHA ka kryer në lartësinë operacionale 8 mijë feet.

“Bayraktar DIHA, fluturim 8 mijë feet lartësi operacionale”, theksohet Në pamjen e ndarë me hashtagun Lëvizja e Teknologjisë Kombëtare.

Bayraktar DİHA, i ekspozuar për herë të parë në TEKNOFEST paraqitet si një mjet ajror në klasën e “Dronëve Taktik” i cili mund të kryejë aktivitete për misione zbuluese dhe inteligjencës.

Ai gjithashtu mund të kryejë fluturim me lundrim automatik, ngritje autonome, ulje autonome dhe fluturim në lundrim gjysmë autonom. Bayraktar DIHA ka një distancë komunikimi deri në 150 km, motor benzine me konsum të ulët dhe ofron kohë qëndrueshmërie të lartë.

Kategoritë
BotaLajme