Turqia renditet e treta në botë për plazhet me “flamur të kaltër”

Gjithsej 551 plazhe, së bashku me 23 marina, 14 varka turistike dhe 10 jahte individuale në të gjithë Türkiye-n, kanë marrë etiketën e “flamurit të kaltër”

Türkiye sërish është renditur e treta në botë për numrin e plazheve me “flamur të kaltër”, që përcaktohen si miqësor ndaj mjedisit, transmeton Anadolu.

Sipas shifrave të fundit nga juria ndërkombëtare e “Flamurit të Kaltër”, gjithsej 551 plazhe, së bashku me 23 marina, 14 varka turistike dhe 10 jahte individuale në të gjithë Türkiye-n, kanë marrë etiketën e “flamurit të kaltër”.

Ndër vendet me plazhe me “flamur të kaltër”, Spanja u rendit në vendin e parë dhe Greqia në vendin e tytë. Italia dhe Franca pasuan pas Türkiye-s.

Certifikimi i “flamurit të kaltër”, një program ndërkombëtar i zbatuar në 50 vende, është një etiketë ekskluzive ndërkombëtare ekologjike që u jepet plazheve dhe marinave pas përmbushjes së disa kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Ndërkombëtar për Edukimin Mjedisor, një organizatë e pavarur jofitimprurëse në Kopenhagë të Danimarkës.

Provinca jugore turke Antalya, shpesh e konsideruar si një nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka ruajtur renditjen e saj me gjithsej 231 plazhe eko-miqësore me “flamurin e kaltër”.

Ajo u pasua nga provinca jugperëndimore Muğla me 110 plazhe me “flamur të katër”, provinca perëndimore Izmir me 63, provinca veriperëndimore Balıkesir me 46 dhe provinca jugperëndimore Aydın me 35 plazhe.

Kategoritë
BotaLajme