“Diskutimet janë duke vazhduar me zyrtarë qeveritarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfaqësues nga kompania prodhuese në lidhje me shitjen e ‘Eurofighter Typhoon’ në vendin tonë”, thanë burime në Ministrinë e Mbrojtjes së Türkiyes.
Türkiye ka bërë të ditur se së shpejti pret rezultat pozitiv për prokurimin e avionëve luftarak ‘Eurofighter Typhoon’, raporton Anadolu.
“Diskutimet janë duke vazhduar me zyrtarë qeveritarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfaqësues nga kompania prodhuese në lidhje me shitjen e ‘Eurofighter Typhoon’ në vendin tonë”, thanë burime në Ministrinë e Mbrojtjes së Türkiyes.
“Ne presim një rezultat pozitiv së shpejti. Me pagesën fillestare për prokurimin e ‘F-16 Block 70’ kontratat kanë hyrë në fuqi”, shtoi burimi.
‘Eurofighters’ prodhohen nga Gjermania, Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Që një shitje të vazhdojë përpara, të gjitha vendet duhet të bien dakord.
Burimet shtuan se diskutimet teknike janë duke vazhduar me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues nga kompania prodhuese për prokurimin e ‘F-16 Block 70’.
Në tetor të vitit 2021, Türkiye kërkoi nga SHBA-ja 40 avionë të rinj ‘F-16 Block 70’, si dhe 79 komplete modernizimi për të përmirësuar F-16-ët e mbetur në nivelin ‘Block 70’.
Të pyetur për heqjen e fundit të embargove të fshehta dhe të hapura ndaj Türkiyes, burimet thanë se zhvillimet globale dhe rajonale, së bashku me rëndësinë gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Türkiyes, po rriten dita ditës.
“Kjo situatë ka bërë që vendet në fjalë të rivlerësojnë kufizimet e tyre. Një pikë tjetër e rëndësishme është përparimi që vendi ynë ka bërë në industrinë e mbrojtjes”, thanë burimet.
Türkiye, sipas burimeve, kryesisht është bërë e aftë të përmbushë nevojat e veta të mbrojtjes dhe sigurisë dhe kjo gjithashtu ka ndikuar pozitivisht në heqjen e pjesshme të embargove të fshehta dhe të hapura.