Turqia shënon Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditën e Rinisë dhe Sporteve

19 maji i vitit 1919 ishte dita kur Mustafa Kemal Ataturk, më vonë themelues i Republikës së Türkiye-s, mbërriti në qytetin Samsun të Detit të Zi nga Istanbuli për të nisur luftën që katër vjet më vonë e transformoi kombin në Türkiye-n moderne.

Türkiye sot feston Ditën e Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditën e Rinisë dhe Sporteve, një ditë historike që shënon fillimin e Luftës për Pavarësi të vendit, raporton Anadolu.

19 maji i vitit 1919 ishte dita kur Mustafa Kemal Ataturk, më vonë themelues i Republikës së Türkiye-s, mbërriti në qytetin Samsun të Detit të Zi nga Istanbuli për të nisur luftën që katër vjet më vonë e transformoi kombin në Türkiye-n moderne.

Ataturkut iu caktua posti i Inspektorit të Përgjithshëm të Ushtrive Osmane në Anadoll kur Istanbuli, atëherë kryeqyteti i Perandorisë Osmane, ishte nën pushtimin e forcave aleate. Ai veproi kundër urdhrave që iu dhanë nga autoritetet osmane dhe filloi lëvizjen që më vonë u shndërrua në Luftën e Pavarësisë.

Ai i kushtoi shumë rëndësi datës kur shkeli në Samsun dhe e konsideroi 19 majin si ditëlindjen e tij kur iu kërkua të japë një datë të saktë. Në vitin 1938, Ataturku ia kushtoi 19 majin rinisë së kombit turk si Dita e Rinisë dhe Sporteve, një festë kombëtare ku të rinjtë marrin pjesë në aktivitete sportive dhe kulturore me ceremoni zyrtare në mbarë vendin.

Të rinjtë festojnë këtë ditë duke vizituar mauzoleun Anitbakir të Ataturkut si dhe duke organizuar aktivitete sportive dhe kulturore. Në kuadër të festimeve, presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të bashkohet me të rinjtë në një piknik në Istanbul.

Gjithashtu edhe ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, do të takohet me të rinj të ardhur nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dhe 81 provinca të Türkiye-s dhe do të vizitojë mauzoleun Anitbakir.

Zyrtarë të tjerë dhe figura politike turke gjithashtu do të shënojnë 19 majin dhe janë planifikuar të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë ditës.

Kategoritë
BotaLajme