Turqia, shtetasja rumune pranon Islamin në qytetin Bursa

Shtetasja rumune Elena Berdan tha se fenë Islame e ka zgjedhur duke bërë kërkime dhe se elementi që ka ndikuar më shumë tek ajo është cilësia se Islami është fe e paqes.

Shtetasja rumune Elena Berdan pranoi Islamin dhe u bë muslimane në një ceremoni të zhvilluar në Myftininë e qytetit Bursa në Türkiye, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Myftinia e qytetit thuhet se Berdan aplikoi në Myftini dhe shprehu dëshirën për t’u bërë muslimane.

Në ceremoninë e pranimit të mbajtur në ndërtesën e Myftinisë, Berdan tha se fenë Islame e ka zgjedhur duke bërë kërkime dhe se elementi që ka ndikuar më shumë tek ajo është cilësia se Islami është fe e paqes.

Zëvendës myftiu i qytetit, Mehmet Köktaş informoi Berdan mbi parimet themelore të Islamit dhe tha: “Ju pranuat fenë Islame si fe të vërtetë dhe u bëtë muslimane. Tashmë edhe ju jeni një pjesëtare e fesë tonë dhe motër e të gjithë muslimanëve. Që nga sot ju keni hapur një faqe të re në jetën tuaj”.

Köktaş, qytetares Berdan e cila shqiptoi shehadetin i dhuroi një Kuran dhe libra me informacione të përgjithshme rreth fesë Islame.

Kategoritë
BotaLajme