Turqia, të ardhurat nga turizmi në kuartalin e dytë u rritën 190 për qind

Instituti turk për statistika publikoi të dhënat më të reja për të ardhurat nga turizmi për periudhën prill-qershor të këtij viti.

Të ardhurat nga turizmi në Türkiye në kuartalin e dytë të këtij viti janë rritur 190.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti turk për statistika publikoi të dhënat më të reja për të ardhurat nga turizmi për periudhën prill-qershor të këtij viti.

Të ardhurat nga turizmi në periudhën e lartcekur arrijnë në më shumë se 8.7 miliardë dollarë.

Rreth 83.8 për qind e të ardhurave nga turizmi janë realizuar nga vizitorët e huaj ndërsa 16.2 për qind nga shtetasit turq që qëndrojnë jashtë vendit.

Konsumi personal përbën 6.2 miliardë dollarë nga të ardhurat e krijuara në periudhën e përmendur ndërsa aranzhimet e pakove llogariten në 2.4 miliardë dollarë.

Konsumi mesatar në ditë gjatë kësaj periudhe ishte 78 dollarë.

Numri i vizitorëve që qëndruan në Türkiye në këtë periudhë arriti në më shumë se 11.9 milionë, që është një rritje prej 193.6 për qind.

Kategoritë
BotaLajme