Turqia u dha notë proteste ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës për demonstratat e PKK-së

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Ankara janë thërritur në Ministri për shkak të demonstratave të organizuara nga organizata separatiste terroriste PKK në këto vende dhe se atyre u është dhënë nga një notë proteste.

Mevlut Çavusoglu bëri deklarata për rendin e ditës në tryezën e redaktorëve të agjencisë së lajmeve “Anadolli” (AA).

Duke folur për demonstratat e PKK-së në Gjermani dhe Francë, ministri i Punëve të Jashtme tha: “Ne thërritëm ambasadorët e të dy vendeve dhe u dhamë nga një notë proteste. Për demonstratat me paçavure të PKK-së ne u përcollëm mesazhin se “nuk duhet të përsëriten më”.

Ndërkaq në lidhje me procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, Mevlut Çavusoglu tha: “Në kontaktet tona ne shpjegojmë pse jemi kundër. Ata duhet të premtojnë mbështetjen e tyre për luftën tonë kundër terrorizmit.”

Duke vënë në dukje se “mund ta shikojnë relativisht ngrohtë ndaj anëtarësimit të Finlandës” Çavusoglu tha se “këto vende duhet të ndryshojnë ligjet e terrorit”.

Në prononcimin e tij në lidhje me operacionin e mundshëm kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë, ministri i Punëve të Jashtme tha: “Ne nuk mund të qëndrojmë me duart e lidhura ndërsa sulmet po vazhdojnë. Ne kemi të drejta që rrjedhin nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe ligji ndërkombëtar. Është detyra jonë të spastrojmë kërcënimin terrorist brenda dhe jashtë vendit, në Siri, kudo që të jetë”.

Ndërsa për armatosjen e ishujve të Egjeut nga ana e Greqisë, shefi i diplomacisë turke deklaroi se Turqia ka bërë paralajmërimet e nevojshme, kemi dërguar dy letra në OKB.

“Nëse Greqia nuk tërhiqet nga këto shkelje, ne do të vëmë në debat sovranitetin e ishujve”, paralajmëroi ai.

Kategoritë
BotaLajme