Turqia uron Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë

“Mbështetja e Türkiye-s për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës mbetet e palëkundur”, shkroi në twitter ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, duke uruar vendin për pavarësinë e tij nga Bashkimi Sovjetik

Zyrtarët e lartë turq uruan sot 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës dhe shprehën mbështetje për vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbështetja e Türkiye-s për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës mbetet e palëkundur”, shkroi në twitter ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, duke uruar vendin për pavarësinë e tij nga Bashkimi Sovjetik.

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, zhvilloi telefonata të ndara me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reskinov dhe ministrin ukrainas të Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Akar në bisedat telefonike tha se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Ukraina ka ndaluar ngjarjet publike për festimin e përvjetorit të 31-të të pavarësisë së vendit nga frika e rifillimit të sulmeve nga Rusia në vazhdën e luftës midis dy vendeve.

Türkiye njohu pavarësinë e Ukrainës më 16 dhjetor të vitit 1991, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën më 3 shkurt të vitit 1992.

Kategoritë
BotaLajme