Turqia vitin e kaluar siguroi mbi 46 milionë dollarë të hyra nga eksporti i luleshtrydheve

Turqia siguroi 46 milionë e 118 mijë dollarë të hyra në deviza gjatë vitit 2021 nga luleshtrydhet e eksportuara në 43 vende.

Turqia siguroi 46 milionë e 118 mijë dollarë të hyra në deviza gjatë vitit 2021 nga luleshtrydhet e eksportuara në 43 vende.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqatat e Eksportuesve të Egjeut, 25 milionë dollarë u gjeneruan nga shitja e 25 mijë e 600 tonëve luleshtrydhe në vitin 2020.

Turqia rriti eksportet e saj me 66 për qind në 42 mijë e 500 ton luleshtrydhe të eksportuara në vitin 2021 dhe rriti të ardhurat e saj me 84 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 46 milionë e 118 mijë dollarë.

Rusia ishte vendi ku u eksportuan më së shumti luleshtrydhe, me shitje prej 27 milionë e 810 mijë dollarë.

Rusia u pasua nga Rumania me 8 milionë e 910 mijë dollarë dhe Iraku me 5 milionë e 608 mijë dollarë.

Kategoritë
Ekonomi