Turqia zbulon rezervatin e dytë më të madh në botë me xehe

Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore ka bërë të ditur se kanë zbuluar rreth 694 milionë tonë elemente të rralla nëntokësore.

Sipas një njoftimi, kjo sasi kaq e madhe e zbuluar mund të kënaq kërkesën globale për dekada.

Për këtë ka folur edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kjo fushë është e dyta më e madhe në botë, pas Kinës.

“Ne po krijojmë një objekt prodhimi që do t’i përpunojë xehet. Pas rezultateve të provës së prodhimit, ne do të fillojmë investimin në objektin industrial”, është shprehur Erdogan, shkruan marketindex, transmeton Klankosova.tv.

“Qëllimi ynë është të përpunojmë 570 mijë tonë xehe në vit kur ky objekt të arrijë kapacitetin e plotë, 10 mijë tonë okside të rralla të tokës, 72 mijë tonë barit, 70 mijë tonë fluorit dhe 250 mijë torium”, shtoi Erdogan.

Elementet e rralla të zbuluara në Turqi janë të ndara në 17 grupe, të cilat mund të përdoren në teknologji të avancuara, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe mbrojtjen, energjinë e rinovueshme, bateritë dhe aviacionin.

Kategoritë
BotaLajme