Turqit marrin një vendim radikal: Një gjyqtar i huaj do të gjykoj derbin më të madh Galatasaray-Fenerbahce

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu njoftoi se një gjyqtar i huaj do të drejtojë derbin Galatasaray-Fenerbahce që do të luhet të hënën.

Pas deklaratës së Haciosmanoglu, shtypi rumun bëri të ditur emrin e gjyqtarit të derbit të madh është 40-vjeçari nga Rumania, Istvan Kovacs.

Ky gjyqtar njihet për autoritetin e tij dhe këtë e tregon fakti se ai do të gjykojë ndeshjen e sotme (e mërkurë) mes Real Madridit dhe Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Mediat turke zbuluan se kandidat për gjyqtar ishte edhe slloveni Slavko Vinciq, por Galatasaray njoftoi Federatën Turke të Futbollit se nuk donin që ai të delegohej si gjyqtar kryesor, ndaj zgjedhja ra mbi Kovacs.

Haciosmanoglu shpjegoi se vendimi është marrë në interes të klubeve për të shmangur polemikat dhe presionet ndaj të cilave janë të ekspozuar gjyqtarët vendas dhe Kovacs është ndër gjyqtarët më të mirë në botë.
Kujtojmë që Galatasaray është i pari me gjashtë pikë më shumë se Fenerbahce dhe duket qartë se ky derbi mund të jetë një pikë kthese në luftën për titullin kampion. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeSport