U arrestua si spiune në Gramsh, Rusia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e Svetlana Timofoeva

Rusia zyrtarisht i kërkon Shqipërisë ekstradimin e 33-vjeçares Svetlana Timofoeva e arrestuar në uzinën e armeve ne Gramsh ne muajin Gusht.

Timofoeva deri më tani përballë grupit hetimor ka thënë se ajo është thjesht një blogere dhe jo spiune.

Javën e shkuar, Ministrisë së Drejtësisë i ka mbërritur kërkesa ekstradimit, kaluar më pas për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.

Kërkesën e ekstradimit të Rusisë do ta shqyrtojë në javët e ardhshme Gjykata e Elbasanit.

Të tre të arrestuarit e kësaj ngjarje vijojnë të jenë në burg me masën, e dhënë nga gjykata e Elbasanit arrest me burg lënë në fuqi edhe nga Apeli Durrësit me 20 Shtator.

Kategoritë
LajmeRajoni