U filmua në supermarket në Greqi, Boris Johnson kryqëzohet nga britanikët për pushimet në kulmin e krizës ekonomike

Kryeministri në largim i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është kritikuar për pushimet që po zhvillon në Greqi në një kohë kur Britania po vuan nga një krizë e rëndimit të kostove të jetesës.

Daily Mail, e cila ka shpërndarë një video dhe foto të Boris Johnson duke bërë Pazar në një supermarket në Nea Makri, citon kritikët e tij të cilët thonë se ai po udhëheq një “qeveri zombie”.

Nga ana e tyre, laburistët po i karakterizojnë javët e fundit të qeverisë së Johnson si një festë e madhe, duke marrë si referencë pikërisht pushimet e tij me Carrie Symonds në Greqi.”.

Kujtohet se mëngjesin e së shtunës kryeministri britanik në largim ndodhej në Nea Makri, në Atikë, ku bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga rojet e tij të sigurisë.

Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar, ndërkohë që në sfond dëgjohej një zë femëror duke thënë “Përshëndetje”. Boris Johnson në shenjë mirësjelljeje ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

Bashkëshortja e tij u kap në kamera me të para frigoriferëve të supermarketit pak më vonë.

Kategoritë
BotaLajme