U godit nga shkëmbi dhe ra në humnerë, ndërron jetë tragjikisht shqiptari në Greqi

Një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi pasi është goditur nga një gur teksa mblidhte barishte medicinale në mal, në zonën e Sakës në Keratea të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se si pasojë e goditjes shqiptari ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.

Sipas informacioneve, bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi të pafatin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia me ndihmën e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e tij.

Kategoritë
Lajme