U kapën me mbi 100 kg kokainë dhe marijuanë, në pranga 6 shqiptarë në Itali (EMRAT)

Gjashtë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të drogës.

Bëhet me dije se 18 persona janë akuzuar për trafikimin të 109 kg kokainë e marijuanë, nga të cilat 47kg janë sekuestruar.

Mësohet se grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore ku sillte kokainën deri në Antwerp të Belgjikës e më pas në Itali. Ata janë gjithashtu përgjegjës dhe për një tentativë vrasje në Ibiza të Spanjës. Mediat italianeraportojnë se të arrestuar janë italianë, rumunë dhe shqiptarë emrat e të cilëve vijojnë si më poshtë:

1- Renato Nikaj, 29-vjec banues në Sesto S. Giovanni

2-Florian Qemali, 40-vjec banues në Bagnolo Mella

3-Arian Rezi i njohur si Visi, 39-vjec nga Tirana

4-Edmir Demiraj i njohur si Edi, 39-vjec, banues në Shqipëri

5-Andi Shkurti, 42-vjec

6-Ilir Kuci, 50-vjeç lindur në Berat e banues në Milano.

Kategoritë
BotaLajme