U nda me gruan, reagon Morata: Jam i shkatërruar, kam ikur nga Spanja sepse nuk…

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata dhe modelja, Alice Campello, u ndanë një javë më parë, pas shtatë vitesh martesë, kohë gjatë së cilës ata lindën katër fëmijë.

Ata kanë këmbëngulur se ende e duan njëri-tjetrin dhe kërkuan të hedhin poshtë çdo thashethemi, pasi Morata u akuzua se kishte dal në një fotografi eksplicite me një grua tjetër.

Kaq i fuqishëm ka qenë presioni sa kapiteni fitues i Euro 2024, Morata i cili së fundmi nënshkroi për AC Milan pas dy vitesh në Atletico Madrid, u ndje i detyruar të ‘ikte’ nga vendlindja e tij.

“Jam i lodhur nga njerëzit që thonë se kam qenë i pabesë ndaj Alices, sepse nuk shkova as në festën e ekipit kombëtar që të mos lindte ky lloj thashethemi”, tha Morata për gazetwn “D Corazon” në La 1.

“Që atëherë nuk kam folur me askënd nga respekti për të dhe që të mos dalin lajme të tilla. Jam i shkatërruar. Unë kam ikur nga Spanja sepse nuk mund të duroj më presionin dhe kritikat.’’

Në emision, Morata këmbënguli se ai dhe Campello kanë një “marrëdhënie shumë të mirë për shkak të katër fëmijëve tanë”, por se ndarja e tyre është e pakthyeshme.

Kategoritë
Sport