Katër persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i nisur nga Zagrebi u rrëzua në Austri. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit, ndërsa raportohet se aksidenti ka ndodhur në rrethin Lintching, në një zonë pyjore, me një terren të vështirë dhe të pakalueshëm.
Avioni i vogël, Cirrus SR-220 është nisur nga Zagrebi dhe mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin. Ndërkohë një helikopter i ambulancës , një mjek dhe tre mjete shpëtimit të Kryqit të Kuq, zjarrfikës si edhe policia u angazhuan në këtë zonë për gjetjen e trupave.
Sakaq Policia dhe ekspertët e aviacionit po shqyrtojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.