U përleshën ditën e djeshme, e ardhmja e trajnerit dhe drejtorit sportiv në pikëpyetje

Tifozët e Torinos janë të shokuar nga ajo që ndodhi gjatë përgatitjeve të klubit, përkatësisht përplasja mes trajnerit Ivan Jurić dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati.

Videoja e publikuar nga portali Football Italia është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tregon një diskutim dhe konflikt të ashpër mes trajnerit të Torinos, Ivan Jurić dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati.

Konflikti ka ndodhur gjatë përgatitjeve të klubit në Austri. Debati u shkaktua nga paraqitja e Vagnatit, i cili erdhi në përgatitjet e klubit dhe arsyeja e pretenduar e debatit është mosmarrëveshja për sjelljen e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Jurić nuk është dakord me politikën e transferimeve të Torinos dhe fajëson Vagnatin për këtë. Drejtori sportiv i klubit ka sulmuar ekspertin kroat, çka është pasuar nga një përplasje e shkurtër fizike.

Një incident i madh është parandaluar nga një anëtar i stafit trajner, Marco Pellegri, i cili ndau dy aktorët. Mirëpo, regjistrimi është ndërprerë para përfundimit të konfliktit, ndaj nuk dihet ende se si ka përfunduar gjithçka.
Pritet që Torino të reagojë ashpër dhe sanksione të mundshme për të dy aktorët e ngjarjes që tronditi fansat.

Kategoritë
Sport