U përuruan dy libra të nxënësve të shkollës Maarif në Prizren (Video)

Në ambientet e shkollës “Maarif” në Prizren është bërë përurimi I dy librave të nxënësve Arif Jëlliqi dhe Erdi Shatri

Duke folur për rëndësinë e shkrimit dhe letërsisë drejtori i shkollës Maarif, Mustafa Yilmaz tha se kjo ditë është e veçantë për këta nxënësit dhe krenohem me arritjet e tyre

“ Sot është një ditë e veçantë sepse këta nxënës kanë hapur një rrugë të re drejt suksesit dhe unë krenohem me ta në njërën anë është një gjë shumë e mirë për karrierën e tyre në anën tjetër është edhe si motiv për nxënësit e tjerë, mua si letrat më interesojnë aktivitetet e tilla dhe kështë që I përgëzoj këta nxënës“ tha ai

Ndërsa drejtoi gjeneral të shkollave “Maarif School of Kosova”, Oguz Hamza Yilmaz i uroj nxënësit për sukseset e tyre duke theksuar se këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për shkollën e tyre

“Njëkohësisht edhe unë si një letrar e vlerësova këtë aktivitet dhe shpreha gatishmërinë të marrë pjesë në këtë program dhe aktivitetet e tilla janë shumë të rëndësishme për shkollën tone” tha Yilmaz

Nga ana tjetër profesori Fatmir Mehmeti tha se kjo është një përvojë e re që ta nxjerrë si poet këta nxënësit qysh nga bankat e shkollës fillore

“ Përvoja ime në letërsi është e gjatë ku kam nxjerrë shumë poet por kjo përvojë është diçka e re sepse pata rastin që të nxjerrë  poet qysh nga bankat e shkollës fillore“ tha Mehmeti

Nxënësit Arif Jëlliqi dhe Erdi Shatri shprehën ndjenjet e tyre për arritjen e suksesit dhe theksuan se do të vazhdojnë të merren me shkrim dhe letërsi./Gazetaere

 

 

Kategoritë
KulturëLajmeLajmet Kryesore