U pezullua nga futbolli, Tonali tregon varësinë nga bastet

Kur kanë kaluar disa muaj nga pezullimi i tij nga futbolli, Sandro Tonali është rrëfyer për herë të parë dhe këtë e ka bërë përgjatë një takimi me nxënësit në një gjimnaz në Bari. Mesfushori që aktualisht është nën kontratë me Newcastle në Premier League-n angleze, ka folur për terapinë e ndjekur për të luftuar varësinë ndaj lojërave të fatit. Në bashkëpunim me Federatën Italiane të Futbollit, Tonali dha leksione për gjimnazistët duke treguar keqardhje për veprimet e kryera.

Ndoshta mes jush është dikush që vë baste dhe nuk e thotë, sepse ne shpesh mbyllemi në vetvete. Megjithatë, kur luan baste dhe ke një rrogë të lartë, të merresh me bixhozin është një rrezik i fshehur. Nëse nuk e frenon veten, të tjerët do t’ju ndalojnë. Po i hytë kësaj rruge mund të komprometoni miqësitë, marrëdhëniet dhe punën. Fshehja pas barrierave të një problemi nuk është kurrë zgjidhje”, tha Tonali.
“Kam qenë kohët e fundit në një fabrikë, jam mundur të reflektoj për ata që punojnë 10 orë në ditë vetëm për të sjellë një rrogë në shtëpi. Kam kuptuar shumë gjëra të çmuara, njërën mbi të gjitha: Nëse një punëtor do të humbiste, e gjithë familja e tij do të paguante pasojat. Unë e konsideroj veten me fat, por nuk kam humbur asgjë”, tha ai.

Gjatë bisedës me adoleshentët italiane, Tonali foli dhe për futbollin, duke treguar vështirësitë apo sfidat e Serie A në krahasim me futbollin anglez.

Kategoritë
LajmeSport