Midis dokumenteve dhe sendeve personale të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, u gjet edhe një letër me udhëzime për trajtimin e pengjeve të mbajtura nga anëtarët e brigadës Qassam.
Gazeta palestineze Al-Quds publikoi udhëzimet e shkruara me dorë të liderit të ndjerë të Hamasit, Yahya Sinwar, të cilat i drejtoheshin luftëtarëve të Qassamit për trajtimin e pengjeve izraelite.
“Përkujdesuni për jetën e të burgosurve armiq dhe sigurojuni, duke i trajtuar si një mjet presioni në duart tona”, shkruhet në letrën e Sinwarit.
Ai i kujtoi luftëtarët e Qassamit se nga kjo varet lirimi i të burgosurve palestinezë në Izrael. Në një shënim të shkruar me dorë prej tre faqesh, Sinwari përmend numrin e pengjeve izraelite sipas moshës dhe gjinisë. Gjithashtu përmend emrat e pengjeve, ku shumica janë gra të moshuara.