U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një rrëmbimin e vogëlushes, e cila ndodhi nga tre burra të armatosur dhe me kapuç, shkruajnë mediat italiane.

Pas një nate të gjatë marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj.

Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët. Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës 15:00 në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.

Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për arsye të tilla.

Kategoritë
BotaLajme