U tha se operacioni i Haller kaloi me sukses – Dortmundi tani konfirmon se lojtari është diagnostikuar me tumor malinj dhe do të mungojë disa muaj

Borussia Dortmundi ka konfirmuar se Sebastian Haller është diagnostikuar me tumor malinj dhe do të mungojë disa muaj.

Në komunikatën e përditësuar nga klubi gjerman, thuhet se gjetjet histologjie zbuluan një tumori malinj testikular.

“Sebastien Haller (28) do të mungojë në Borussia Dortmund për disa muaj. Gjetjet histologjike zbuluan një tumor malinj testikular”, thuhet në njoftimin e gjigantit të Bundesligës.

“Prandaj Haller duhet t’i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi”.

Ndërsa, drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl deklaroi: “Sebastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Shanset për rikuperim janë shumë të mira. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm dhe mendimet tona janë me të në këtë kohë të vështirë”.

Dortmundi më tej potencoi: “Kërkojmë nga mediat dhe fansat mirëkuptimin e tyre që nuk do të publikojmë asnjë detaj mjekësor në lidhje me trajtimin e Sebastien Haller përtej informacioneve të përmendura, as sot dhe as në muajt në vijim”.

Kategoritë
Sport