U tha se u shërbyen me informata të inteligjencës serbe, Prokuroria e Hagës nuk thotë asnjë fjalë

Një prej shtyllave të Prokurorisë Speciale të Hagës, amerikani Jack Smith ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita Prokurorit të Specializuar për shkak të një angazhimi që ia kanë dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emri dhe koha se kur do të ndodh zëvendësimi i tij ende nuk dihen. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Chris Bennett ka thënë se largimi i tij s’do të ndikojë në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe se punën e Smith tani po e bën ushtruesi i detyrës Alex Whiting.

Kategoritë
LajmeVendi