U vesh si grua dhe vrau 7 persona në paradën e pavarësisë, dalin pamjet e 21-vjeçarit para sulmit! Në 2019, kërcënoi familjen e tij se do i vriste

Autori i dyshuar i masakrës në Chicago dy ditë më parë, ku u vranë 7 persona, në vitin 2019 ka kërcënuar familjen e tij se do i vriste.

Sipas The Times, në vitin 2019, një prej familjarëve të Robert E Crimo, e denoncoi 21-vjeçarin në polici pasi i riu kishte kërcënuar se do i vriste të gjithë.

Policia e Chicagos tha se në banesën e të riut, u gjet një set me thika dhe një shpatë, me të cilat dyshohet se ka kërcënuar edhe familjen e tij.

“Fiksimin” me armët i riu e ka shfaqur edhe në rrjete sociale ku publikonte shpesh koleksionin e tij, si dhe një sërë deklaratash që nxisnin dhunë.

Pas denoncimit nga familja në shtator të 2019-ës, i riu bleu 5 armë ku përfshihen pistoleta dhe pushkë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 4 korrikut në një bulevard në periferi të Chicagos, ku 21 vjeçari qëlloi me armë në drejtim të turmës duke lënë të vdekur 7 persona, e duke plagosur 30 të tjerë.

Sipas policisë, ky akt ishte i planifikuar disa javë përpara. Autori ishte i veshur si grua, teksa mediat kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë.

Pasi qëlloi në drejtim të turmës, i riu nisi të vrapojë duke u përzierë me qytetarët në mënyrë që të mos ndalohej nga policia.

Kategoritë
BotaLajme