U vra se i kërkoi borxhin grekut, flet vëllai i shqiptarit: Ishte njeri familjar

Mediet grekekanë zbardhur dëshminë e vëllait të Xhani Topallit, i cili u vra nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit në Greqi.

“Vëllai im ishte një profesionist korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hoteli që i moti jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, ka thënë mes lotësh vëllai i viktimës.

Biznesmeni shqiptar është gjetur i pajetë dje ndërsa rezultonte i zhdukur prej datës 28 Gusht kur familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij.

46-vjeçari baba i 3 fëmijëve që kishte në pronësi një hotel jetonte në vendin fqinj prej 2 dekadash. Ditën e zhdukjes ai kishte udhëtuar për në Kalithea për të takuar një person të cilit me të cilin do të fliste për një borxh të marrë kohë më parë, por nga ai moment celulari rezultonte i fikur ndërsa makina u gjet e braktisur në zonë. 53-vjeçari grek pranoi se kishte vrarë shqiptarin dhe ishte vetë ai që tregoi se ku e kishte fshehur trupin e pajetë.

Kategoritë
Lajme