Udhëheqësi i rebelëve ndalon shkatërrimin e institucioneve qeveritare: “Objektet duhet të mbeten të paprekura”

Pas marrjes së kryeqytetit sirian Damask dhe rrëzimit të pushtetit të Bashar al-Asadit, Abu Muhammad al-Julani, udhëheqësi i lëvizjes Tahrir al-Sham, iu drejtua ndjekësve të tij.

Ai njoftoi se administrimi i infrastrukturës publike të vendit do t’i besohet ish-kryeministrit Muhammad Jalali, derisa të bëhet dorëzimi zyrtar i pushtetit forcave të tyre.

Duke iu drejtuar ndjekësve të tij, Abu Muhammad al-Julani theksoi se duhet shmangur afrimi tek objektet qeveritare derisa tranzicioni i regjimit të përfundojë dhe se këto objekte duhet të mbeten të paprekura, pasi konsiderohen si pasuri publike.

Ai gjithashtu lëshoi një urdhër për trupat e tij që të përmbahen rreptësisht nga të shtënat në ajër gjatë festimeve.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, grupet dhe rebelët nën drejtimin e Tahrir al-Shamit morën gjithashtu kontrollin e kryeqytetit sirian Damask dhe rrëzuan qeverinë e drejtuar nga Bashar al-Asadi. /Gazeta e Re

Kategoritë
BotaLajme