UEFA dënon Zvicrën për shkak të flamurit të UÇK-së në tribuna

Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A ndaj nikoqirit, Gjermanisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka shqiptuar një dënim për Shoqatën e Futbollit të Zvicrës.

27 mijë franga është dënimi i UEFA-s për “Helvetikët”. Madje ky dënim vjen për shkak të flamurit të UÇK-së të pranishëm në tribuna.

Përveç flamurit, tifozët zviceran hodhën në fushë topa letre dhe ndezën dy piro të vegjël.

Kujtojmë që UEFA ka qenë shumë strikte në këto ngjarje të Euro 2024 në Gjermani. Ku kemi parë që ka dënuar ashpër Mirlind Dakun me dy ndeshje mos-lojë dhe Shqipërinë.

Kategoritë
Sport