UEFA ka vendosur ta pranojë Barçën në Ligën e Kampionëve

Barcelona tashmë është kualifikuar në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm dhe është në garë drejt titullit të La Ligës.

Sipas Mundo Deportivo, UEFA do të lejojë Barçën të luajë në Ligën e Kampionëve, pavarësisht nga hetimi në vazhdim me gjyqtarin Enrique Negreira.

Komiteti i etikës dhe disiplinës i organizatës do t’u japë katalanasve një licencë për të konkurruar, edhe në mes të një hetimi, pasi UEFA nuk ka qenë në gjendje të gjejë prova që do t’i shtynin ata të largonin Barçën nga gara.Joan Laporta së fundmi mbajti një konferencë për shtyp në të cilën sulmoi ata që u përpoqën të shpifnin ndaj klubit katalanas.

Kategoritë
LajmeSport