UEFA me postim të veçantë për golin e Zymer Bytyqit kundër Irlandës Veriore

Para pak çastesh faqja zyrtare e UEFA Nations League në Twitter ka publikuar golin e dytë të kombëtares së Kosovës kundër Irlandës Veriore, ku golashënues ishte sulmuesi, Zymer Bytyqi.

Përmes një postimi në Twitter, UEFA i ka dedikuar një postim të veçantë super golit të shënuar nga Zymer Bytyqi në minutën e 19’të kundër Irlandës Veriore.

Në postimin e tyre shkruhet: ”Zymer Bytyqi frymëzoi Kosovën kundër Irlandës së Veriut.”

Ky gol për ‘Dardanët’ ishte shumë i rëndësishëm pasi që në ato momente të ndeshjes, ata arritën të thellojnë epërsinë në ‘Fadil Vokrri’, derisa më herët kishte shënuar në minutën e 9’të sulmuesi, Vedat Muriqi, nga penalltia.

Aksioni ishte brilant sepse pasi e bëri ‘horë’ një kundërshtar Milot Rashica harkoi për mrekulli tek Bytyqi, i cili në një mënyrë fantastike shënoi për Kosovën.

Kujtojmë se sonte të përzgjedhurit e Alain Giresse edhe pse me disa mungesa të theksuara do të provojnë në Volos kundër Greqisë të marrin tre pikët.

Kategoritë
Sport