UEFA publikon nominimet për lojtarin dhe trajnerin e vitit

UEFA i ka konfirmuar nominimiet për çmimin e Lojtarit të Vitit, ndërsa në garë janë dyshja e Chelseat, Jorginho dhe N’Golo Kante, me yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Treshja e Barcelonës, Jennifer Hermoso, Lieke Martens e Alexia Putellas, janë nominuar për çmimin e Lojtares së Vitit.

Në garën për Trajnerin e Vitit konkurrojnë Pep Guardiola, Thomas Tuchel dhe Roberto Mancini.

Sa i përket garës për trajnerin më të mirë të femrave, në garë janë Lluis Cortes, Peter Gerhardsson dhe Emma Hayes.

Fituesit do të bëhen të ditur në ceremoninë e shortit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/2022 që mbahet më 26 gusht.

Kategoritë
LajmeSport