UEFA shpall kandidatët për çmimin futbollisti i vitit

Për çmimin futbollisti i vitit do të garojnë golashënuesi i Real Madridit Karim Benzema, portieri i Real Madridit Thibaut Courtois dhe mesfushori nga skuadra Manchester City, Kevin De Bruyne

UEFA njoftoi se Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë nominuar për çmimin “Futbollisti i vitit në Evropë” për sezonin 2021-2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga UEFA, njoftohet se lista e kandidatëve e përbërë prej 3 personash është përcaktuar pas një votimi të kryer nga gazetarë të vendeve të ndryshme dhe drejtorë teknikë të cilët sezonin e kaluar kanë drejtuar ekipe që janë përballur në grupet në Champions League, Europa League dhe në Europa Conference League.

Për çmimin futbollisti i vitit do të garojnë golashënuesi i Real Madridit Karim Benzema, portieri i Real Madridit Thibaut Courtois dhe mesfushori nga skuadra Manchester City, Kevin De Bruyne.

Çmimet futbollisti i vitit dhe drejtori teknik i vitit do të njoftohen gjatë shortit të grupeve të UEFA Champions League i cili do të zhvillohet më 25 gusht në Istanbul.

Emrat që do të garojnë për çmimin drejtori teknik i vitit janë:

Carlo Ancelotti (Itali – Real Madrid)

Josep Guardiola (Spanjë – Manchester City)

Jürgen Klopp (Gjermani – Liverpool)

Kategoritë
LajmeSport