UEFA tregohet e pamëshirshme ndaj Demiralit, i shqipton dënimin pas ‘festës nacionaliste’

UEFA ka konfirmuar dënimin për yllin e Turqisë, Merih Demiral, i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë me efekt të menjëhershëm.

Turqia mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Austrisë në fazën e 1/8-tës, me heroin e tyre Demiral, i cili shënoi dy gola.

Megjithatë, pas golit të dytë mbrojtësi i Al Ahli, ka bërë një festim i njohur si ‘përshëndetja e ujkut’ dhe i cili llogaritet si përshëndetje nacionaliste.

Ky festim është i ndaluar në Austri dhe Gjermani, duke bërë që UEFA të marrë masa rreth një dënimi të mundshëm të lojtarit.

Disa ditë pas, UEFA ka marrë vendim duke e dënuar Demiralin me dy ndeshje moslojë me efekt të menjëhershëm.

Kështu, Demiral nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Holandës dhe nëse ata vazhdojnë në gjysmëfinale me njërën mes Zvicrës ose Anglisë.

Federata Turke e Futbollit e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Vlen të theksohet se UEFA ka dënuar edhe yllin e Anglisë, Jude Bellingham, me një ndeshje, por ai mund të zgjedh ndeshjen që nuk do të luajë brenda një viti.

Kategoritë
LajmeSport