Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka bërë tashmë përzgjedhjen e golit më të mirë të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Të dielën e 14 korrikut u mbajt në qytetin e Berlinit finalja e madhe mes dy gjigantëve Spanjës dhe Anglisë.
Fitues doli ‘Furia e Kuqe’ që triumfoi me rezultat 2-1 falë golave të shënuar nga Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal, ndërsa golin e vetëm për ‘Tre Luanët’ e realizoi Cole Palmer.
Shumë emocione, ndeshje të mira dhe spektakolare na përcollën përgjatë një muaji të Kampionatit Evropian, andaj edhe përzgjedhja e golit më të mirë me gjasë ka qenë një vendim shumë i vështirë për organet e UEFA-s.
Sot (16 korrik), UEFA ka publikuar 10 golat më të mirë të Euro 2024, listë kjo e cila me shumë mundësi do të shkaktojë debat të madh në internet.
Goli më i mirë u zgjodh ai i Lamine Yamal në gjysmëfinale ndaj Spanjës. 16-vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zonës për të barazuar rezultatin e ndeshjes.
Pas Yamal, goli i dytë më i mirë është zgjedhur ai i Jude Bellingham ndaj Sllovakisë në raundin e 1/8 së finales. Ylli i Real Madridit në mënyrë akrobatike shënoi një gol të jashtëzakonshëm për ta çuar ndeshjen në vazhdime, aty ku eventualisht në fund fituan ‘Tre Luanët’.
Dhe top treshen e kompleton super goli që ka realizuar ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili në xhiron e dytë të fazës së grupeve realizoi një euro gol ndaj Skocisë.
1.Lamine Yamal, Spanjë 2-1 Francë
2.Jude Bellingham, Angli 2-1 Sllovaki
3.Xherdan Shaqiri, Skoci 1-1 Zvicër
4.Nicolae Stanciu, Rumani 3-0 Ukrainë
5.Arda Guler, Turqi 3-1 Gjeorgji
6.Mert Muldur, Turqi 3-1 Gjeorgji
7.Fabian Ruiz, Spanjë 3-0 Kroaci
8.Ollie Watkins, Holandë 1-2 Angli
9.Mattia Zaccagni, Kroaci 1-1 Itali
10.Xavi Simons, Holandë 1-2 Angli